Virologu gjerman, Klaus Stohr, që nga viti 2003 luajti një rol kryesor në një hetim të Organizatës Botërore të Shëndetit që identifikoi shkaktarin e virusit SARS.
Stohr e ngriti alarmin mbi potencialin pandemik të gripit të shpendëve, duke sjellë vende dhe kompani në tryezë për të rritur prodhimin e vaksinave në rast se ajo fillon të përhapet gjerësisht në njerëz.
Virologu kishte pasur frikë prej kohësh për shfaqjen e COVID-19, i cili ka vrarë pothuajse 600,000 njerëz dhe me të cilën po përballet e gjithë bota.
Virologu gjerman është pyetur edhe rreth mundësisë së një vaksine, duke thënë se vende si Gjermania mund të kenë një sasi të konsiderueshme vaksinash deri në fillim të vitit të ardhshëm dhe një rrjedhë që mund të zgjasë prej 4-6 muaj për të moshuarit.
Stohr ka folur edhe rreth mundësisë së imunitetit në gjithë botën ndaj virusit duke thënë se supozon që nga mesi i vitit të ardhshëm një pjesë e konsiderueshme e botës do të ketë antitrupa.
“Kjo do të rritet gradualisht me kalimin e kohës. Atëherë do të ketë një valë të tretë dhe kur të përfundojë kjo, unë do të mendoja se 80% e botës mund të kenë antitrupa nëse nuk vendosen bllokime, gjë që unë dyshoj”.
Ai ka rekomanduar që duhet të vihen në dispozicion të gjitha kapacitetet botërore për zhvillimin e një vaksine. /Gazeta Sinjali/