image Virologia italiane paralajmëron: Ne po krijojmë valën e dytë të koronavirusit

Botë

Virologia italiane paralajmëron: Ne po krijojmë valën e dytë të koronavirusit

news image

Virologia italiane, Ilaria Capua, ka thënë se virusi nuk ka krahë dhe se qytetarët papërgjegjësi po krijojnë valën e dytë të koronavirusit.

Sipas saj, virusi nuk do të zhduket pa zbulimin e një vaksine, prandaj dhe përgjegjësia e qytetarëve për bartjen e maskës duhet të ekzistojë.

“Shkaku i valës së dytë COVID-19 do të jemi ne”, tha Capua.

“Virusi nuk ka krahë dhe pandeminë e mbajmë gjallë ne. Virusi përhapet nga njerëzit që e bartin atë. Me papërgjegjshmërinë tonë, ne do të krijojmë valën e dytë të infeksionit COVID-19”, u shpreh ajo.

Ilaria Capua theksoi se ‘përmes veprimeve tona ne mund t’i lëmë virusit një hapësirë ​shumë minimale në mënyrë që të mos jetë në gjendje të mos na vrasë sepse ai pa vaksinë nuk do zhduket’.

“Ne kemi parë tashmë që në Itali koronavirusi ka qarkulluar që nga mesi i muajit dhjetor, kështu që nga mesi i dhjetorit deri në mes të shkurtit COVID-19 ka qarkulluar pa shkaktuar shumë telashe, pra frenimi i agresivitetit të tij është e mundur”, deklaroi ajo.

Lidhur me shpërthimet e reja të rasteve të asimptomatikëve, virologia tha se ato janë tregues i asaj që po ndodhë; bashkëjetesës me COVID-19. Sipas Capuas, ‘vëmendja duhet mbajtur te prurjet në repartet e terapisë intensive’.

Duke folur për “Sky Tg24”, Ilaria Capua tha se numrat jo gjithmonë janë tregues.

“Edhe për disa kohë ne do të na duhet të bashkëjetojmë me koronavirusin sepse ai nuk do të largohet pa vaksinë. Por duke qenë se tani dimë si ta menaxhojmë dhe duke mos bërë të njëjtat gabime, do mund ti bëjmë ballë infeksionit”.

Capua u shpreh gjithashtu edhe se “Sfida e madhe është të gjejmë një mënyrë për të qenë pjesë e zgjidhjes dhe jo pjesë e problemit, kjo mund të ndodhë vetëm nëse të gjithë punojmë së bashku duke aplikuar masat thelbësore për të ngadalësuar infeksionin. Në ato vende ku kurba e pandemisë është në rrafsh, virusi po vazhdon të qarkullojë por me pak se aty ku kurba është në ngritje”./ Gazeta Sinjali/