image Vijojnë aksidentet fatale në vend, ky është numri i personave të vdekur gjatë vitit 2020

Kosovë

Vijojnë aksidentet fatale në vend, ky është numri i personave të vdekur gjatë vitit 2020

news image

Për katër muaj (janar-prill, 2020), në Kosovë kanë humbur jetën 21 persona në aksidente trafiku, raporton Gazeta Sinjali.

Ndonëse shifër e lartë e personave që kanë vdekur në komunikacion, Policia e Kosovës thotë se aksidentet me fatalitet kanë pësuar rënie. Nëse i krahasojmë statistikat e aksidenteve fatale këtë vit me periudhën e njejtë kohore të vitit të kaluar, numri i të vdekurve në komunikacion ka rënë për 10.

“Janar-prill, 2019, nga 25 aksidente fatale, 31 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku. Ndërsa, janar-prill, 2020, nga 19 aksidente falale, 21 persona kanë humbur jetën apo 10 më pak se vitin e kaluar”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Policia e Kosovës për Gazetën Sinjali.

Sipas këtyre stistikave, edhe aksidentet me persona të lënduar kanë pësuar rënie. Nga 1 mijë e 309 aksidente me të lënduar, 2 mijë e 469 persona kanë marrë trajtim mjekësor, apo 816 persona më pak sesa në katër mujorin e parë të vitit 2019 kur kishte 2 mijë e 667 persona të lënduar në gjithsej 1 mijë e 427 aksidente.

Gjatë kësaj kohe në Kosovë ndodhën edhe 2 mijë e 415 aksidente që përfunduan vetëm me dëme materiale.

“Në katërmujorin e parë të këtij viti kanë ndodhur gjithësej 3 mijë e 743 aksidente”, tha më tej policia.

Ndërsa, për të gjithë shkelësit e rregullave të trafikut rrugor, gjatë katër muajve policia ka shqiptuar gjithësej 113 mijë e 535 tiketa trafiku. Krahasuar me peridhën e njëjtë kohore me vitin e kaluar janë gjithësej 22 mijë e 411 më pak tiketa trafiku./Gazeta Sinjali/