Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi kanë vënë gurthemelin e ndërtimit të stadiumit të qytetit.
Kryetari Gjini në një fjalë rasti ka thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për Gjakovën. Ai ka shtuar se stadium do të jetë një vepër e rëndësishme dhe se do të jetë një strehë për futbollistët, transmeton Gazeta Sinjali.
Gjini dhe Dumoshi para vënies së gurthemelit kanë nënshkruar një marrëveshje për vazhdimin dhe përfundimin e fushave të tenisit në Gjakovë.
Ministres Dumoshi iu dhurua një fanellë e klubit të Vëllaznimit me numrin 10-të./Gazeta Sinjali/