image Vidhet një veturë te Rruga B në Prishtinë

Siguri

Vidhet një veturë te Rruga B në Prishtinë

news image

Veturën që e kishte parkuar te “Rruga B” në Prishtinë një qytetar, nuk e gjeti më, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ai ka raportuar në polici se mbrëmë rreth orës 20:30 dikush ia ka vjedhur veturën e tij.

Ky qytetar ka thënë se vetura që i është vjedhur është e tipit “Mercedes” dhe me targa vendore./Gazeta Sinjali/