Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se i është vjedhur vetura e tij me targa vendore në fshatin Mazgit në Obiliq, transmeton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson se vetura ka qenë e modelit Mercedes Benz E-350 dhe vlera e të cilës është 40 mijë euro.
Sipas pronarit të veturës, automjeti ka qenë i parkuar në punishten e një objekti që ishte në ndërtim e sipër.
Ndërsa, në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës dhe janë duke e hetuar rastin.
“Fshati Mazgit, Obiliq 14.10.2020 – 15:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij me targa vendore e cila ka qenë e parkuar në punishten e një objekti që kishte qenë duke u ndërtuar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/