Vjedhjet e veturave janë bërë një shqetësim i madh për qytetarët e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Një rast të tillë e ka raportuar një person i nacionalitetit serb se nga person-a të panjohur i është vjedhur vetura e tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda policisë bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur të martën në rrugën “Anke Spaiq” të Mitrovicës Veriore, kurse vetura ka qenë e tipit “Renault 5”, pa targa.
Të njëjta burime tregojnë se rasti vazhdon të hetohet.