image Vidhet kasaforta e tyrbes në Gjakovë

Siguri

Vidhet kasaforta e tyrbes në Gjakovë

news image

Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës pasi që dyshohet se ka kryer vjedhje në një tyrbe në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, i dyshuari ka vjedhur rreth 10 euro nga kasaforta e tyrbes.

Andaj, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Vjedhja raportohet se ka ndodhur dje rreth orës 00:05, në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë.

“Rr. Skënderbeu ,Gjakovë, 17.10.2020-00:50.Është arrestuar i dyshuari mashkull/kosovar pasi që i njëjti ka kryer vjedhje në tyrbe ku ka vjedhur nga kasaforta rreth 10 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/