image Skandali i radhës: Vidhet arka 300kg e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë

Siguri

Skandali i radhës: Vidhet arka 300kg e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë

news image

Mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë është vjedhur një arkë 300 kilogramshe në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Më datë 22.10.2020. në ora 08:05, në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, thuhet në përgjigjen e tyre./Gazeta Sinjali/