image Videoja që po bën xhiron në rrjetet sociale - gjesti i çuditshëm i nuses në Bosnje pak para se të martohej

Qesharake

Videoja që po bën xhiron në rrjetet sociale – gjesti i çuditshëm i nuses në Bosnje pak para se të martohej

news image

Një video po bën xhiron në rrjetet sociale, teksa ka arritur t’i bëjë për të qeshur mijëra njerëz.

Për shkak të asaj që nusja bëri para se të shkonte në dasmë, siç mund të shihet në video, ajo vendosi të ndalet me një fustan nusërie për të marrë cigare në një stacion benzine në Posusje të Bosnje e Hercegovinës..

“Kjo ndjenjë kur martohesh dhe shkon në dasmë dhe nuk ka cigare. Një i huaj nuk do ta kuptojë kurrë”, thuhet në përshkrimin e videos.

Nusja shkoi te banaku dhe kërkoi tre kuti cigare.

Regjistrimi mblodhi mbi dy mijë reagime dhe qindra komente.

“Kur mendoj se i kam parë dhe provuar të gjitha, ja ku jemi përsëri”, “Padyshim që ajo u martua me një zotëri”, janë vetëm disa nga komentet poshtë postimit. /Gazeta Sinjali/