image Video/ Viti i dhunës në Francë, kaos edhe në Kupë. Tifozët përleshen në Paris-Lyon

Futboll

Video/ Viti i dhunës në Francë, kaos edhe në Kupë. Tifozët përleshen në Paris-Lyon

news image

Si për ironi të fatit, një ditë pasi qeveria dhe Federata Franceze shtrëngoi masat duke miratuar disa norma më të forta që do të çonin direkt në ndërprerjen e ndeshjes nëse sulmohen lojtarët apo gjyqtarët, sot ndodhi një tjetër incident.

Në ndeshjen e Kupës së Francës, Paris FC-Lyon, tifozët e dy skuadrave nisën përleshjen mes tyre dhe në pushim të pjesëve, tifozët vendas tentuan të sulmonin edhe skuadrat.

Ndeshja u ndërpre pas 40 minutash dhe u vendos të mos luhet më por edhe kjo ngjarje e bën të rëndë situatën në Francë ku pothuajse çdo javë ka raste të tilla, të turpshme për një nivel si Ligue 1.

https://www.youtube.com/watch?v=o7frqyu2_Xo

/Gazeta Sinjali Sporti/