image Video e Ronaldo bën xhiron e rrjetit duke performuar vallëzimin tradicional të Arabisë Saudite

Futboll

Video e Ronaldo bën xhiron e rrjetit duke performuar vallëzimin tradicional të Arabisë Saudite

news image

Cristiano Ronaldo shënoi dy gola për të ndihmuar Al-Nassr që të regjistrojë fitoren e radhës në Ligën Profesionale Saudite.

Al-Nassr fitoi me rezultatin 4:3 ndaj Al-Alhi, teksa ylli portugez kontribuoi me dy gola në këtë takim.

Pas festës së zakonshme “Siuu” te goli i dytë, Ronaldo bëri edhe një vallëzim, që është tradicional në Arabinë Saudite.

Përveçse vallëzimi i tij u bë viral në rrjetet sociale, klubi i Al-Nassr me vallëzimin e tij uroi të gjithë për “Ditën Kombëtare” të Arabisë Saudite, që shënohet sot, më 23 shtator. 

/GazetaSinjaliSport/