image Momente epike: Tifozët e Al-Ettifaqit brohorasin emrin e Messit, Ronaldo iu kthehet keq

Futboll

Momente epike: Tifozët e Al-Ettifaqit brohorasin emrin e Messit, Ronaldo iu kthehet keq

news image

Lionel Messi gjatë mbrëmjes së hënës e fitoi për herë të tetë Topin e Artë, një arritje që do e kenë zor shumë futbollistë që ta synojnë.

Rivaliteti i Messit me Cristiano Ronaldo ka qenë gjithmonë dhe si duket është edhe sot.

Kjo pasi në ndeshjen që portugezi e zhvilloi ndaj Al-Ettifaq, tifozët u përkujdesën që ta thirrnin emrin e argjentinasit “Messi, Messi, Messi”.

Ndaj këtyre reagimeve nuk mund të qëndrojë i qetë portugezi, i cili u kundërpërgjigj.

Skuadra e Ronaldos Al-Nassr fitoi me rezultat 1-0, golin e vetëm të cilin e realizoi Sadio Mane, në minutën e 107’ të takimit.

/GazetaSinjaliSport/