image Ronaldo përjashtohet nga Superkupa, goditi lojtarin kundërshtar

Futboll

Ronaldo përjashtohet nga Superkupa, goditi lojtarin kundërshtar

news image

Mbrëmjen e djeshme u mbajt ndeshja gjysmëfinale e Superkupës saudite të futbollit. Mirëpo, kjo nuk shkoi më së miri edhe për yllin e ekipit Al-Nassr, Cristiano Ronaldo.

Ky i fundit në minutën e 86-të u përjashtua me karton të kuq dhe skuadra e tij u eliminua krejtësisht nga Superkupa, pasi goditi lojtarin kundërshtar të Al Hilalit.

Al-Nasr humbi me rezultat 2:1 nga ekipi Al-Hilali.

Të dy golat Al-Hilal i shënoi në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 61-të dhe në minutën e 72-të.

/GazetaSinjali/