image Ronaldo pyetet se kur do të pensionohet nga futbolli, portugezi befason të gjithë me përgjigjen

Futboll

Ronaldo pyetet se kur do të pensionohet nga futbolli, portugezi befason të gjithë me përgjigjen

news image

Cristiano Ronaldo nuk po e mendon pensionimin nga futbolli.

Ylli portugez, i pranishëm në gala mbrëmjen e “Globe Soccer Awards, mes tjerash u pyet edhe “se kur mendon t’i jep fund karrierës”.

Ronaldo la të nënkuptohet se nuk po e mendon fare këtë pjesë.

“Në momentin që ndjej se kam mbaruar, do të dal në pension… ndoshta pas 10 vitesh?!”, u përgjigj 38-vjeçari.

Kujtojmë se Ronaldo nënshkroi për Al-Nassr në janar të vitit të kaluar, teksa ka kontratë të vlefshme me klubin saudit deri në verën e vitit të ardhshëm.

/GazetaSinjaliSport/