image VIDEO/ Dembele 'show', francezi shënon dy gola fantastik ndaj Juventusit

Futboll

VIDEO/ Dembele ‘show’, francezi shënon dy gola fantastik ndaj Juventusit

news image

Barcelona dhe Juventusi zhvilluan miqësoren e radhës mbrëmë në Amerikë.

Miqësorja u mbyll pa fitues, teksa skuadrat barazuan me rezultat 2-2.

Ousmane Dembele ishte protagonisti kryesor tek Barcelona duke i realizuar dy golat e skuadrës së tij (34′ 40′) dhe Moise Kean në anën tjetër me një dopietë tjetër për Juventusin (39′ 51′).

Dy golat e Dembeles ishin secili më i miri se tjetri, teksa francezi bëri ‘sllallom’ në mbrojtjen biankonere.

Francezi bëri depërtime ‘solo’ në mbrojtjen kundërshtare, duke e gjetur rrjetën në të dyja rastet.

Më poshtë gjeni videot e golave të francezit.

/GazetaSinjaliSport/