image Arrestohen dy persona për organizim të lojërave të fatit në Gjilan

Siguri

Arrestohen dy persona për organizim të lojërave të fatit në Gjilan

news image

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjilan, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka realizuar kontrolle mbrëmë në dy lokacione, ku në cilësi të provave në lokalin e parë janë gjetur një telefon iPhone, në të cilin ishte i instaluar programi për lojëra te fatit online dhe para të gatshme në vlerë prej 300 euro.

Ndërkohë, në lokacionin e dytë gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dy telefon njëri iPhone, e tjetri SAMSUNG ULTRA 20 në të cilin ishte
i instaluar programi për lojëra te fatit, si dhe para të gatshme në vlerë prej rreth 300 euro.

Ndaj dy të dyshuarve me vendim te prokurorit të çështjes iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

/GazetaSinjali/