image Veturën që u aksidentua në Suharekë ku vdiq 14-vjeçari po e voziste një fëmijë - Sinjali

Veturën që u aksidentua në Suharekë ku vdiq 14-vjeçari po e voziste një fëmijë

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksident me fatalitet që ka ndodhur në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës, ku humbi jetën një 14-vjeçar.

Por sipas Policisë, veturën po e ngiste një fëmijë i moshës 14-vjeçare.

Viktima dhe dy të lënduarit dyshohet se kanë qenë rreth moshës 14-vjeç, ku njëri prej tyre ka qenë ngasësi i veturës”, ka thënë Vesel Gashi nga Policia në Prizren.

Gashi i tha Sinjalit se aksidenti kishte ndodhur për shkak se nuk ishte përshtatur shpejtësia e automjetit me kushtet e rrugës.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin