image E dhimbshme: Humb jetën një 14-vjeçar nga një vetaksident në Suharekë

Siguri

E dhimbshme: Humb jetën një 14-vjeçar nga një vetaksident në Suharekë

news image

Një vetaksident ka ndodhur në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë i moshës 14-vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, shkak i vetaksidentit ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë dhe kushtet e rrugës.

Policia ka thënë për Sinjalin se nga ky aksident janë edhe dy persona të tjerë që kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Spitalin e Prizrenit.

Rreth orës 16:30 min në rrugën Sallagrazhd-Baqevc ka ndodhur një vetaksident,nga rrotullimi veturës dyshohet për Një të vdekur Dy të lënduar! Sipas informacioneve viktima dyshohet të jetë 14 vjeç”, thuhet në njoftimin e Organizatës vullnetare të zjarrfikësit dhe shpëtimi, në Facebook.

/GazetaSinjali/