Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një automjeti dhe këmbësorit, shkruan Gazeta Sinjali.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur sot në orën 12:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.
“Sot në ora 12:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, deklaroi Ahmeti.