image Vetura me targa të Serbisë "shëtitet" lirshëm pa stickersa në Prishtinë

Sinjalizime

Vetura me targa të Serbisë “shëtitet” lirshëm pa stickersa në Prishtinë

news image

Disa vetura me targa serbe po vazhdojnë ende të qarkullojnë në rrugët e Kosovës, pavarësisht marrëveshjes së arritur në Bruksel, ku qytetarët që hyjnë brenda territorit të Kosovës nga Serbia duhet të pajisen me stickera në targat e veturave, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë ditës së sotme sinjalizuesi i Gazetës Sinjali ka dërguar foto ku shihet vetura me targa serbe duke qarkulluar lirshëm në rrugët e kryeqytetit.

Vetura e tipit Mercedes me targa VR 121 VN nuk posedon fare sticker.

Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, qytetarët që hyjnë brenda territorit të Kosovës nga Serbia duhet të pajisen me afishe për t’i mbuluar simbolet shtetërore të Serbisë në targat e veturave të tyre./GazetaSinjali/