Sot rreth orës 13:00 janë goditur dy persona nga një veturë në lagjen Ulpiana në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili tha se si pasojë e këtij aksidenti, është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent, të cilët kanë transportuar për në QKUK dy të lënduarit.
“Në ora 13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dy këmbësor/e. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent, të cilët kanë transportuar për në QKUK dy të lënduarit. Policia është duke bërë matjet dhe shikimin e vendit të ngjarjes”, tha ai.
Gazeta Sinjali po ashtu mëson se të lënduarit janë një burrë dhe një grua.