image Vetura godet për vdekje një këmbësore në Llapushnik

Siguri

Vetura godet për vdekje një këmbësore në Llapushnik

news image

Një këmbësore ka humbur jetën si pasojë e një vozitësi, i cili nga pakujdesia me veturë ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime vdekje-prurëse, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksione.

Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar se i dyshuari, i cili e ka shkaktuar aksidentin është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Aksidenti sipas Policisë, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:15 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në Llapushnik.

/GazetaSinjali/