image Vetura godet një person në Prishtinë, i shkakton lëndime të rënda

Siguri

Vetura godet një person në Prishtinë, i shkakton lëndime të rënda

news image

Një person është lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima është goditur nga një veturë dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka njoftuar se ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacionin policor.

“Sot rreth orës 17:00 në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë, ka ndodhur aksident trafiku, ne mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor”, tha Ahmeti./Gazeta Sinjali/