Në fshatin Kaqubeg ka ndodhur një aksident trafiku rreth orës 16:17, ku një veturë e ka goditur një këmbësor.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka thënë se një veturë ka goditur një këmbësor, sipas tij njësitet relevante kanë trajtuar rastin.
“Me datën 27.12.2019, rreth orës 16.17 ne fsh. Kaqubeg ka ndodhur një aksident me lëndime. Ku është përshirë një veturë dhe një këmbësor. Policia me njësitet relevante ka trajtuar rastin”, ka thënë Kelani. /Gazeta Sinjali/