image Vetura godet këmbësorin në kryeqytet, ngasësi largohet nga vendi i ngjarjes

Siguri

Vetura godet këmbësorin në kryeqytet, ngasësi largohet nga vendi i ngjarjes

news image

Para pak minutash një këmbësor është gooditur nga një veturë në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në Prishtinë. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim shëndetësor.

E ngasësi i veturës ka ikur nga vendi i ngjarjes, derisa forcat e rendit po punojnë për identifikimit e ngasësit të automjetit që shkaktoi aksidentin.

Zëdhënësja e Policisë së Prishtinës Flora Ahmeti, konfirmoi për Gazetën Sinjali se rreth orës 16:40 kanë pranuar informatën se në rrugën “Bulevardi i Dëshmorëve” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Më tej Ahmeti tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes”, tha zëdhënësja e Policisë.

Ajo tregoi se zyrtarët nga njësiti i trafikut janë duke punuar në drejtim të identifikimit të ngasësit të automjetit dhe hetimit e rastit.

/GazetaSinjali/