image Vetura e "vjedhur" me të cilën u aksidentuan dy vajzat në Gjakovë, pronë e vëllait të eprorit policor Kristë Gjokaj

Siguri

Vetura e “vjedhur” me të cilën u aksidentuan dy vajzat në Gjakovë, pronë e vëllait të eprorit policor Kristë Gjokaj

news image

Gazeta Sinjali raportoi se dy vajzat që u aksidentuan mbrëmë pas mesnate në Gjakovë, Domenika Pergega dhe Aurora Bunari, nuk ishin me veturë të vjedhur, por me veturën e tipit AUDI, e cila i ishtë dhënë Domenika Pergegës për një xhiro nga pronari i saj.

Burime të sigurta të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se pronari i kësaj veture është Faton Gjokaj, vëllai i ish-komandantit të policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Të njëjtat burime njoftojnë se pronari i veturës, Faton Gjokaj, argëtohej në lokalin “Etno” bashkë me dy vajzat, por në një tavolinë tjetër përballë tyre para se atyre t’ua jepte veturën për ngasje, me të cilën ndodhi aksidenti.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, Gjokaj dhe dy vajzat kanë dalur nga lokali në të njëjtën kohë, madje të njëjtit sinjalizues posedojnë edhe video ku vërehet pronari i veturës duke bisduar me Domenika Pergegën.

Pra e vërteta për këtë aksident nuk qëndron ashtu siç u pretendua se vetura ishte e vjedhur, pasi që ajo iu dha Domenika Pergegës me pëlqimin e pronarit që ta shfrytëzonte për xhiro pas mesnate rrugëve të Gjakovës bashkë me shoqen e saj, Aurora Bunarin.

Faton Gjokaj, pronari i veturës me të cilën u aksidentuan dy vajzat

/GazetaSinjali/