image Polici i dënuar për keqtrajtim në detyrë i quan miza gazetarët e Sinjalit

Kosovë

Polici i dënuar për keqtrajtim në detyrë i quan miza gazetarët e Sinjalit

news image

Më 29 korrik të këtij viti polici Gëzim Biblekaj , ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit me 1 mijë euro gjobë, pasi i njëjti akuzohej për keqtrajtimin e një të prangosuri brenda stacionit policor, keqtrajtim ky për të cilin Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht.

Por, siç duket policit Biblekaj nuk i ka kaluar “inati” me publikimin që ka bërë Gazeta Sinjali.

Ai duke komentuar pamjet e arrestimit të Dardan Krivaqës, ka ofenduar dhe sharë gazetarët e Sinjalit duke i quajtur ata “miza” që sipas tij “gjithkund i shtinë hundët”.

“Po bre kta gazetarët e Sinjalit janë si miza gjithkun i shtinë hundët po kuptohet se edhe në m..t.. kta i kanë gazetarët sekret brenda policisë së Kosovës marrin info nga vendi i ngjarjes me foto e video e tmerrshme, çfar gazetarie përfitojnë me tragjeditë e njerëzve..!”, ka shkruar ai në një koment në Facebook.

Kujtojmë se krahas Biblekajt fajtorë ishin shpallur edhe Kristë Gjokaj Bekim Preqi, Agron Idrizi, Milot Ukaj dhe Shaban Limanaj. /Gazeta Sinjali/

No description available.