Një 60-vjeçar është vetëvrarë pranë banesës së tij, sot në mesditë, në Tiranë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, kur shtetasi me iniciale A.V. ka ndërmarrë aktin ekstrem, në Farkë të Madhe.
Nuk dihet ende nëse 60-vjeçari ka pasur probleme psikike, raporton TCh.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, që po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./GazetaSinjali/