Ish-ushtarI i UÇK-së, Ridvan Tahiri është angazhuar sot edhe në terren pas situatës së krijuar me përhapjen e Covid-19.
Tahiri së bashku me shokët e tij, kanë siguruar shujtat e mëngjesit për punëtorët e mirëmbajtjes së rrugëve në Prishtinë.
Për këtë, ka shkruar vet drejtori i Inspekcionit në kryeqytet, Adonis Tahiri, i cili edhe e ka falënderuar Tahirin.
“Nismat e tilla vullnetare, na japin motiv për edhe më shumë punë e angazhim”, ka shkruar ai profilin e tij zyrtar në Facebook./GazetaSinjali/