Në protestë të veteranëve po merr pjesë edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri. Ai u tha veteranëve që nuk do ta lejojnë vazhdimin e seancës në Kuvend pa u bërë një zgjidhje.
Ai deklaroi se: “na vjen keq dhe do të jemi përkrahë jush, nuk mund të ketë seanca normale pa u zgjedh çështja juaj”.
Derisa Tahiri po fliste, njëri nga veteranët iu është drejtuar me fjalët “mos rrej, me të ardh keq e kishe kry ma herët, mos rrej mos rrej…”.
Ndërkohë, protestës iu është bashkangjitur edhe Time Kadrijaj nga AAK.
Protesta është duke vazhduar, ndërkaq seanca është ndërprerë përkohësisht.