Gjatë protestës së sotme të mbajtur nga veteranët, një prej tyre ka ngritur flamurin e UÇK-së para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
I njëjti pasi ka ngritur flamurin, ka thënë se këtë veprim e ka bërë për t’iu treguar deputetëve se pa këtë flamur s’do të ishin në Kuvend.
Ai tha se ky flamur do të qëndrojë te Kuvendi derisa të vjetrohet.
“Me iu tregu që pa këtë flamur s’ishin kanë këtu”, ka thënë veterani.