Një person dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në Komoran të Drenasit, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Agron Borovci, i cili ka bërë të ditur se viktima është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK.
“Sot rreth orës 10:30, policia ka marrë informacionin se në mjekimin ambulantor në Komoran të Drenasit, një person ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të plagës së marrë nga arma e zjarrit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për hetimin e krimeve tilla si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Bazuar në të dhënat fillestare është ngritur versioni i hetimit se viktima është vetëplagosur me armë zjarri nën rrethana që aktualisht janë duke u hetuar”, tha Borovci për Sinjalin./Gazeta Sinjali/