Një person dje në rrugën “Shemso Ferri” në Pejë është vetëplagosur derisa kishte qenë duke pastruar armën e tij, të cilën e kishte pa leje, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari nga plagët ka marrë edhe tretman mjekësor, ku më pas i njëjti është arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor.
Ndërkohë, lidhur me këtë rast Policia e Kosovës në shtëpinë e të dyshuarit ka konfiskuar tri revole dhe dy prej tyre ishin pa leje, tre fishekë dhe një gëzhojë./GazetaSinjali/