Shpëlarja e parave edhe më tej vazhdon të jetë e pranishme në vendin tonë, derisa kryesit e kësaj dukurie vazhdojnë të jenë një hap përpara organeve të ndjekjes dhe hetuesisë.
Kjo dukuri vazhdon të jetë brengë jo vetëm e qytetarëve, por edhe e institucioneve të cilat po mundohen ta ‘luftojnë’ shpëlarjen e parave.
Policia e Kosovës tregojnë për Gazetën Sinjali, se gjatë këtij viti kanë pasur vetëm 3 raste për shpëlarje parash ku janë arrestuar 3 persona.
Nga Prokuroria tregojnë se gjatë gjysmës së parë të këtij viti Prokuroria Speciale kanë hetuar 139 raste me 296 persona të dyshuar e përfshirë në shpëlarje parash.
Sipas të dhënave të siguruara nga Prokuroria, shihet se gjatë periudhës raportuese janar-qershor 2022 kanë pasur 39 raste me 77 persona.
Sipas informacioneve Prokuroria Speciale gjatë gjysmës së parë të këtij viti ka pranuar 5 raste penale me 9 persona për këtë vepër. Derisa kishte të trashëguara në fillim të vitit nga periudha kaluar 34 raste penale me 68 persona ndërsa.
Prokuroria Speciale gjatë periudhës raportuese janar-qershor 2022 ka kryer 7 raste me 12 persona ndërsa në fund të periudhës raportuese (30 qershor 2022) ngarkesa me lëndë rezulton të jetë me 32 raste penale me 65 persona.
Ky institucion ka ndërmarrë 7 veprime në kuadër të trajtimit të rasteve për personat e përfshirë në veprën penale.
Derisa kanë regjistruar në regjistrin PPN 100 raste penale PPN me 219 persona për shpëlarje të parasë.
PSRK-ja në fillim të vitit kishte të trashëguara nga periudha kaluar 68 raste PPN me 153 persona, ndërsa gjatë periudhës janar-qershor 2022 ka pranuar 32 raste penale me 66 persona për veprën penale të shpëlarjes së parasë.
Nga Porkuroria Speciale tregojnë se nga tërësia prej 100 rasteve penale PPN me 219 persona, gjatë periudhës raportuese janar-qershor 2022 ka mbyllur 10 raste penale PPN me 12 persona ndërsa. Në fund të periudhës raportuese 30 qershor 2022, ngarkesa me lëndë rezulton me 90 raste penale me 207 veta për veprën penale shpëlarja e parasë.
Nga Këshilli Gjyqësor tregojnë për Gazetën Sinjali se gjatë gjysmës së parë të këtij viti kishin në punë 7 lëndë me 30 persona të akuzuar, ku 1 rast me 2 persona të akuzuar është i këtij viti, derisa në fillim vit kishin edhe 6 raste të trashëguara me 28 të akuzuar.
Sipas KGJK-së me aktgjykim fajësues gjatë gjysmës së parë të këtij viti ishte vetëm një rast me një të dënuar. 1 rast tjetër me dy persona janë liruar me aktgjykim.
Dy raste janë zgjidhur, me tre persona ndaj të cilëve ka përfunduar procedura.
Derisa lëndë të pazgjidhura kanë mbetur 5 me 27 persona të përfshirë.