image Vetaksidenti në Klinë, një person i lënduar

Siguri

Vetaksidenti në Klinë, një person i lënduar

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident që ka ndodhur në fshatin Gurragoc të Klinës.

Në lidhje me vetaksidentin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur se një person ka pësuar lëndime trupore, ku dhe i njëjti është dërguar në Qendër të Mjekësisë Familjare.

“Rreth orës 11:23 minuta Policia ka marrë informacion se në Gurrakoc ka ndodhur një vetëaksident. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se ka të bëj me vetëaksident. Një person ka kërkuar tretman mjekësor në Qendër të Mjekësisë Familjare dhe pas kontrollit është liruar, është jashtë rrezikut për jetë”, deklaroi ai për Sinjalin./GazetaSinjali/