Një veturë ka përfunduar në brendinë e një mobil-shopi në Prishtinë, gjatë një vetaksidenti të trafikut para pak minutash në lagjen “Qafa” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues, i cili i ka dërguar fotografitë në adresë të Gazetës Sinjali, tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia dhe zjarrfikësit.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë me policinë lidhur me këtë rast, me ç’rast numri kontaktues i tyre ka rezultuar i paqasshëm.
Më poshtë janë pamjet nga vendi i ngjarjes./Gazeta Sinjali/