image Vetaksident te Mensa e Studentëve, lëndohet një person

Siguri

Vetaksident te Mensa e Studentëve, lëndohet një person

news image

Pak minuta më parë ka ndodhur një vetaksident në kryeqytet, përkatësisht afër Mensës së Studentëve, ku për pasojë ka pësuar lëndime një person, raporton Gazeta Sinjali.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Policia dhe po merren me zbardhjen e vetaksidentit.

Zëdhënësja e Policisë së Prishtinës Flora Ahmeti, tha për Gazetën Sinjali se sot rreth orës 10:00 në udhëkryqin që lidhë rrugët “Agim Ramadani” dhe “Eqrem Çabej” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.

Më tej ajo tregoi se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të vetaksidentit.

/GazetaSinjali/