Një vetëaksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në adresën e Sinjalit, një sinjalizues ka dërguar fotografi, ku shihet se motoçikleta është e shtrirë në mes të rrugës.
Ende nuk dihet se a ka persona të lënduar nga ky aksident.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.