Një vetaksident ka ndodhur pak më parë në rrugën “B”, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues në adresë të Gazetës Sinjali ka dërguar pamje, ku shihet se një person me veturën e tij është vetaksidentuar.
Sipas sinjalizuesit, në vendin e ngjarjes janë të pranishëm edhe njësia policore.
Ende nuk dihet se a është lënduar ndonjë person nga ky vetaksident.
Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.