image Vetaksident në Pejë, rrokulliset një mjet transportues që po barte dru

Kosovë

Vetaksident në Pejë, rrokulliset një mjet transportues që po barte dru

news image

Sot, rreth orës 12:00 ka ndodhur një vetaksident trafiku në fshatin Lëvoshë të komunës së Pejës, ku një kombi-bus i cili po barte dru me vete është rrokullisur.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai ka bërë me dije se, si pasojë e vetaksidentit ka mbetur i lënduar një person.

“Sot, rreth orës 12:00 në fshatin Lëvoshë, Policia e Kosovës është informuar për një vetaksident të një komb-busi, i cili po barte dru. Si pasojë e vetaksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore“, ka thënë Rugova.