image Aksidenti në Kliqinë të Pejës, policia jep detaje

Kosovë

Aksidenti në Kliqinë të Pejës, policia jep detaje

news image

Sot rreth orës 11:20 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave në Kliqinë të Pejës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka bërë me dije se, si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Rreth orës 11:20 policia është informuar për një aksidentë në fshatin Kliqinë. Në këtë aksident janë involvuar dy vetura dhe si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar në institucionet e shëndetësisë për trajtim të mëtutjshëm”, ka thënë Rugova./Gazeta Sinjali/