image Vizita e Pendarovskit, Policia e Kosovës ndërpret përkohësisht qarkullimin në disa rrugë të Prishtinës

Kosovë

Vizita e Pendarovskit, Policia e Kosovës ndërpret përkohësisht qarkullimin në disa rrugë të Prishtinës

news image

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, do vijë sot në Kosovë për vizitë zyrtare, ku do të pritet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, raporton Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me rast të kësaj vizite, Pendarovskit do t’i ofrojnë siguri, si dhe do të kujdesen në ‘mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë’.

Me shkas që eskorta zyrtare e tij të lëvizë lirshëm për te institucionet shtetërore, “Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative”.

Me këtë rast, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësve në trafik.

/GazetaSinjali/