image Nisin punimet për unazën e brendshme të Prishtinës, për Ramën projekti më i madh në këto 10 vjet

Kosovë

Nisin punimet për unazën e brendshme të Prishtinës, për Ramën projekti më i madh në këto 10 vjet

news image

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka qenë sot pjesë e fillimit të punimeve në unazën e brendshme të kryeqytetit.

Rama ka thënë se ky është projekti më i madh në kryeqytet në dhjetë vjetët e fundit, që për synim ka lirimin e qendrës nga shumësia e automjeteve.

Ndërkaq, ai tha se në vitin e ardhshëm do të nisin punimet në rrethrrotullimet me Fushë-Kosovën e Mitrovicë.

“Gjendemi në lagjen Arbëria ku kemi filluar me një projekt që është me rëndësinë më të madhe gjatë 10 vjetëve të fundit”, ka thënë Rama.

“Është projekt që krijon lidhje të mirëfilltë me dy rreth rrotullime që mundësojnë shkarkimin e trafikuar e biçikleta.  Është një projekt madhor, në vitin tjetër vazhdojmë edhe me rreth rrotullimin që lidh Prishtinë Fushë-Kosovën Mitrovicën”.

/GazetaSinjali/