image Përgatitjet për festë, kolona disa kilometërshe në hyrje të Prishtinës - bllokohet trafiku (VIDEO)

Kosovë

Përgatitjet për festë, kolona disa kilometërshe në hyrje të Prishtinës – bllokohet trafiku (VIDEO)

news image

Kolonat po vazhdojnë të mbesin problem serioz në kryeqytet. Pritjet e gjata për të hyrë apo për të dalë nga Prishtina, janë një problem tash e një kohë. Pothuajse si çdo fundjavë tjetër, situatë e njëjtë po ndodh edhe sot, raporton Gazeta Sinjali.

Madje, siç raporton sinjalizuesi i Sinjalit, sot në Veternik, kur jemi në prag të festës së ndërrimit të moteve, kolonës së zakonshme i janë shtuar edhe disa kilometra.

Në pamjet e dërguara, kësaj kolone në hyrje të Prishtinës nuk i shihet fundit.

/GazetaSinjali/