Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 20:00 në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se si pasojë e aksidentit ka pësuar lëndime trupore një person, si dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Nëna Terezë, në Fushë Kosovë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha ai. /Gazeta Sinjali/