image “Vështirë se do ta refuzoj”, Messi merr një ofertë nga PSG

Futboll

“Vështirë se do ta refuzoj”, Messi merr një ofertë nga PSG

news image

Gazetari Brazilian, Marcelo Bechler, ka deklaruar se ekipi francez Paris Saint-Germain, i ka bërë një ofertë që s’mund të refuzohet, shkruan Sinjali Sport.

Sipas tij, Lionel Messi, Neymar dhe Mbappe janë projekti i PSG-së për sezonin e ri, teksa shton se ylli argjentinas nuk do të firmos kontratë me ekipin e Barcelonës.

“PSG-ja i ka ofruar Messit një kontratë gjigante për dy sezone me mundësi vazhdimi për sezonin tjetër. I është ofruar një pagë astronomike”, ka shkruar gazetari sportiv i TNT.

Parisienët shihen si favoriti kryesor për të firmosur me Messin edhe pse ky i fundit ka oferta edhe nga klubet tjera, duke përfshi edhe Manchester Cityn