image Vërshimet rrezikojnë bagëtitë në Krushë të Madhe

Vërshimet rrezikojnë bagëtitë në Krushë të Madhe

news image

Kosova është përfshirë nga një mot me shi. Prej dy ditë radhazi reshjet e shiut s’janë ndalur gjithandej vendit duke shkaktuar vërshime të mëdha.

Shume vende të Kosovës janë përmbytur nga vërshimet e shiut.

Një ndër to është edhe Krusha e Madhe, që u vërshua nga shiu për shkak të reshjeve të shumta gjatë natës.

Përveç dëmeve në rrugë, vërshimet kanë rrezikuar edhe jetën e bagëtive, ku siç shihen në disa foto, uji ka trazuar edhe shtëpizat e bagëtive.

/GazetaSinjali/