image Zelandë e Re/ Përmbytje të mëdha në Auckland, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Botë

Zelandë e Re/ Përmbytje të mëdha në Auckland, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

news image

Autoritetet në Auckland shpallën gjendjen e jashtëzakonshme pasi përmbytjet goditën sërish qytetin më të madh të Zelandës së Re, raportojnë mediat e huaja.

Reshjet e dendura të së martës mbushën bodrumet, rrëzuan pemë si edhe ndërprenë shërbimet hekurudhore në qytet.

E njëjta zonë u godit nga reshjet rekord në janar dhe cikloni Gabrielle një muaj më vonë. Në shkurt, 11 njerëz vdiqën kur cikloni Gabriel goditi zonën.

Shirat e rrëmbyeshëm pritet të zgjasin deri të mërkurën në mbrëmje sipas kohës lokale. Gjendja e jashtëzakonshme u shpall si një masë paraprake./abcnews.al

/GazetaSinjali/