image Reshje të mëdha shiu, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron përmbytje

Kosovë

Reshje të mëdha shiu, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron përmbytje

news image

Reshjet e mëdha të shiut kanë filluar tashmë në kryeqytet. E një situatë e tillë atmosferike pritet të jetë edhe gjatë ditëve në vijim në shumicën e vendeve të Kosovës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se duke filluar nga nesër, parashikohet që të ketë reshje në intervale të ndryshme duke përfshirë pjesën më të madhe të vendit.

“Në disa zona ato do të jenë më intensive të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta, të karakterit lokal, sidomos në lumenjtë me karakter të rrëkeve, të cilat zbresin prej viseve malore, ku si pasojë do të ketë tejkalim të kapaciteteve transportuese të tyre dhe mundësi të paraqitjes së vështirësive në sistemet e kanalizimeve, shembje të dheut, probleme në komunikacion, bujqësi etj”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:  

https://www.facebook.com/ihmk.rks/posts/647935870711631?ref=embed_post

/GazetaSinjali/